Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Pasò

Daljana Sejdia: “Tiranës i duhet më shumë një psikolog sesa një trajner!”

Në të premten sportive në Top Albania Radio vjen “Pasó” nën moderimin e Denisit dhe Glentit. Ky ishte një episod i veçantë, pasi në të njejtën kohë po luhej dhe ndeshja Partizani-Vllaznia, dhe dyshja po e komentonte në kohë reale.

Ndërkohë, direkt nga stadiumi, pas fitores se Vllaznisë, erdhi gazetarja Daljana Sejdia. Ajo foli mbi ndeshjet e kësaj jave dhe bëri parashikimet sipas saj.

Ndër të tjera, u diskutua edhe si do të ishte tipologjia e duhur e trajnerit të Tiranës.

Unë mendoj se Tiranës i duhet më shumë një psikolog sesa një trajner sepse e vuajnë shumë këtë pjesën kur humbin… Edhe kur humbin nuk e përballojnë siç duhet. Ndoshta i duhet një trajner që t’i sjellë me këmbë në tokë, t’i menaxhojë psikologjikisht shumë mirë. Duhet të ketë më shumë përqindje psikologu te Tirana…