Celebrities Film & Tv Showbiz

Damian Lewis largohet nga xhirimet e sezonit të ri të “Billions” 6 muaj pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë!

Aktori i njohur Damian Lewis ka konfirmuar se po largohet nga seriali “Billions” pas sezonit të tij të pestë. 50-vjeçari, i cili ka luajtur Bobby Axelrod në shfaqje që nga viti 2016, zbuloi se ai po largohet nga shfaqja gjashtë muaj pas vdekjes së bashkëshortes së tij Helen McCrory. Të dielën, aktori shkroi në Twitter:

Faleminderit “Billions” faleminderit. Një kënaqësi dhe një privilegj për të luajtur Ax për 5 sezone me kastin dhe suadrën më të zgjuar, më qesharake, më të talentuar me të cilët kam punuar ndonjëherë. Do të më mungojë familja e “Billions”. Po, disa punë janë më shumë sesa thjesht një punë. 

Duke folur për “The New York Times”, Damian tha se:

Ka ndoshta një mundësi që unë të kthehem. Por tani për tani, në përgjithësi, personazhi Axe është mposhtur. 

Bashkë-krijuesi dhe producenti ekzekutiv i serialit, Brian Koppelman falenderoi Lewis në Twitter pas finales, për punën dhe natyrisht dhe shoqërinë. Siç raportohet nga “The New York Times”, Lewis filmoi shumë nga episodet e tij të fundit nga distanca nga Anglia, pas vdekjes së gruas së tij, aktores Helen McCrory në muajin prill. Koppelman shpjegoi për “The New York Times” se:

Ne nuk do t’i kërkonim të vinte në Amerikë në atë situatë, menjëherë pasi dashuria e jetës së tij vdiq, e cila ishte një artiste dhe qenie njerëzore e jashtëzakonshme.

Në muajin korrik, Damian u pa përsëri në punë në sheshxhirimin e “Billions” pas vdekjes së Helen. Babai i dy fëmijëve u pa duke biseduar me anëtarët e ekipit të punës ndërsa filmonte skena. Kolegu i tij Paul Giamatti, i cili luan avokatin e pamëshirshëm Chuck Rhoades, u pa gjithashtu në xhirime.