Gossip Sport

Danimarka kalon në 1/8 e finales së “Euro 2020” dhe Eriksen vjen me një reagim për këtë!

Danimarka ia doli mbremjen e djeshme të kalonte në 1/8 e finales së “Euro 2020”. Danezët fituan 4-1 ndaj Rusisë, duke dhuruar spektakël. E gjitha kjo nuk mund të kalonte pa vëmendjen e mesfushorit danez, Christian Eriksen.

Duket se lojtarët e Danimarkës dhanë maksimumin që të kualifikoheshin, duke ditur se bashkëlojtari i tyre, Eriksen në fillim të Kampionatit Evropian luftoi me vdekjen.

Pas sulmit në zemër, skuadra përjetoi momente tronditëse, duke bërë që t’i humbin dy takimet e para, mirëpo në përballje me Rusinë ia dolën të fitonin me shumë stil.

Ndërkaq, Eriksen reagoi përmes një postimi në Instastory, natyrisht shumë i lumtur për këtë arritje të kombëtares së tij. Lojtari aktualisht është në shtëpi duke u shëruar dhe me gjasë tifozët sërish mund ta shikojnë së shpejti duke luajtur futboll.

Tashmë që ndihej më në formë ai vendosi të surprizonte shokët e tij të ekipit me një vizitë në mes të stërvitjes së tyre, ku ai i ka përqafuar që të gjithë dhe shkëmbeu biseda e batuta me ta.

Ndërkaq, postimi i Eriksen:

Rikujtojmë, se të njëjtin problem si të danezit e kishte edhe mbrojtësi holandez Daley Blind disa vite më parë. Mbrojtësi holandez ka thënë se rasti i ndodhur i Eriksen i ka rikthyer atij kujtimet e këqija pasi ai kishte përjetuar të njëjtën ngjarje. Blind dhe Eriksen kanë luajtur së bashku tek Ajax-i vite më parë dhe janë miq të mirë.