Lancio Music

Danko Dj më i riu i “Selected By”

Një tjetër e Dielë, një tjetër episod i “Selected By”. Për herë të parë vjen me playlist-ën e tij, Danko Ymeri, një nga më të rinjtë e TAR. Ai pret me padurim që ju të dëgjoni përzgjedhjet e tij muzikore.

Edhe pse DJ më i ri në TAR, Danko, prej kohësh është dashuruar me muzikën e rrymave të ndryshme si “R&B”, “Hip Hop”, “Grime”, “House” por edhe “Rock”.

“Nuk ka kategori muzikore me të cilën mos të ndihem mirë, ndaj dëshiroj qe ndërthurjet e rrymave që do sjell t’i pëlqejë çdokujt që e dëgjon, pavarësisht pëlqimeve vetjake.” -tregon ai për Top Albania Radio.

Carlos Santana, Nelly Furtado, Biggie Smalls Pop Smoke, AC/DC, Eagles, dhe shumë emra artistësh të tjerë do të vijnë tek ju këtë mbrëmje. Minutazhi muzikor i Danko Dj që do t’ju bëjë të ngriheni e të kërceni si të ishit në klub.