Music Selected By

Danko Dj sjell këngët tuaja të preferuara në një, vetëm në “Selected By”!

Dita e dielë është për t’u relaksuar dhe argëtuar. Është dita perfekte për të rikuperuar energjitë e humbura gjatë javës në punë, shkollë apo dhe prej komunikimit me shumë njerëz.
Sidoqoftë, Top Albania Radio ju vjen gjithmonë në ndihmë çdo të dielë në orën 20:00, me një maratonë dy orëshe me muzikën më të mirë që mund të dëgjoni.

Bëhet fjalë për programin tuaj shumë të dashur të titulluar, “Selected By“, ku këtë herë do të jetë nën drejtimin e DeeJay-t më të kërkuar në jetën e natës, si dhe Dj jonë rezident, Danko Dj.
Një djalosh i ri që e nisi karrierën e tij krejt rastësisht duke zbuluar më tej pasionin e tij për muzikën dhe talentin për të miksuar në mënyrën më të bukur.

Sonte do të jeni nën shoqërinë e tingujve dhe rrymave të ndryshme, ku do të mbzitorëojnë house e viteve ’90, R&B, “mashup songs” dhe sigurisht nuk mund të mungojnë këngët që preferohen dhe dëgjohen nga të gjithë, ato komerciale.
Si gjithmonë, këshilla jonë nuk duhet harruar që të ndizni radion dhe të ngrini volumin deri në maksimum për të shijuar muzikën e mirëpërzgjedhur nga Dj jonë tepër i talentuar, Danko Dj.