Rajoni

DASH: Kosova t’i japë përparësi dialogut me Serbinë!

Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje Kosovës, t’i japë përparësi dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Zëdhënësi Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara do ta inkurajojnë Qeverinë e re që sapo të formohet, të fokusohet te bisedimet me Beogradin, për normalizimin e marrëdhënieve e që të përqëndrohet në njohen reciproke.

Gjithashtu, Price përgëzoi popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme të 14 shkurtit, votime të cilat u fituan nga Lëvizja “Vetëvendosje”, partia e Albin Kurtit.

Ne shpresojmë të punojmë me Qeverinë, sapo ajo të formohet, për çështjet prioritare, për të avancuar paqen, drejtësinë dhe begatinë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë“, tha Price.

Udhëheqësi i saj, Albin Kurti, tha se prioritet i tij nuk do të jenë negociatat me Serbinë, por drejtësia dhe punësimi.