Gossip Showbiz

Dashur padashur, ne me këtë detaj Greta Koçi sapo na vërtetoi se qenka martuar në fshehtësi!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Greta Koçi ndodhet në Kosovë për të pushuar së bashku me motrën e saj, Enin dhe Genc Prelvukaj-n. Të paktën kështu mendojmë ne, por që mund të jetë prezent ndoshta edhe bashkëshorti i Gretës. Po, po e lexuat mirë. Artistes në disa video të publikuara në Instagram i binte në sy unaza tradicionale e martesës që mbante në gisht, ndaj menjëherë kanë lindur dyshimet që Greta i ka dhënë fund beqarisë në privatësi.

Ne na mbetet të presim konfirmimin e këngëtares dhe momentin kur ajo do të vendosë të ndajë pamje nga dita e saj më e lumtur me fansat. Ndërkaq, ju rikujtojmë se edhe pak muaj na ndajnë nga startimi i “Big Brother VIP” dhe fansat janë shumë kureshtarë për çdo detaj. Ka qenë vetë moderatorja Arbana Osmani, që në llogarinë e saj në Instagram ka konfirmuar se këtë edicion do të jetë ajo që do ta drejtojë programin dhe i ka dhënë përgjigje çdo pyetje që mund të kishin ndjekësit e saj.

Teksa sa vjen e rritet kurioziteti për pjesëmarrësit që do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shumë emra “VIP”-ash diskutohen, por ende asgjë nuk është e sigurtë. Së fundmi një ndjekës ka pyetur këngëtaren Greta Koçi në Instagram se a do të ishte pjesëmarrëse. Klikoni në këtë link për të mësuar përgjigjen e saj.