Celebrities Gossip Showbiz

Dashuri apo para? Ja si përgjigjet Loredana!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme Loredana ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku të gjithë ndjekësit e saj i kanë dërguar pyetje dhe disa prej tyre reperja ka vendosur tu përgjigjet. Një prej ndjekësve i ka drejtuar një prej pyetjeve më të shpeshta për të gjithë, se cilën do të zgjidhte Loredana, dashurinë apo parë dhe bukuroshja e ka një përgjigje për këtë.

Para apo dashuri?

Loredana: Para dhe dashuri.

 

Kanë kaluar disa muaj që kur Loredana ka publikuar projektin e saj të fundit, i cili titullohet “LET’S GO” e duket se tashmë koha e pushimit për reperen ka përfunduar. Këtë Lori na e la të kuptojmë me një nga postimin e saj të fundit në Instastory, ku na ka treguar se ka regjistruar këngën e re dhe na ka treguar titullin, i cili do të jetë ‘Blicke’. Mesa duket shumë shpejt bukuroshja do të vij me një projekt të ri muzikor.