Gossip Showbiz

Dashuria dhe romanticiteti pushtuan ditëlindjen e Sara Hoxhës!

Ditën e djeshme, partnerja bukuroshe e Ledri Vulës, Sara Hoxha festoi ditëlindjen e saj. Një ditë shumë e veçantë kjo për atë dhe partnerin e saj Ledrin gjithashtu, i cili nuk mund të linte pa e uruar publikisht vajzën e zemrës.

Këngëtari postoi një InstaStory me një foto shumë të ëmbël buzë detit, ku ata shfaqen të kapur prej dore dhe duke vrapuar. Mund të themi se duket njejtë si ndonjë skenë filmi romantik.
Krahash fotos ai kishte shkruar disa rreshta nga fjalët e këngës “Trëndafil i zi”, një këngë e cila është një dedikim për bukuroshen që i ka marrë zemrën Vulës.

E rujm njoni tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu vec na dy me ni ishull

Mbrëmë, në festën e Sarës nuk mungonin puthjet dhe momentet e ëmbla me Ledrin. Të dy shihen tërë kohës së bashku, duke kërcyer e përqafuar, si dhe ishte artisti ai që mbajti tortën e saj të ditëlindjes.
Momente të tilla shumë të bukura të gjithë do të donim t’i përjetonim dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Sarës ditëlindjen dhe çiftit një jetë sa më të lumtur së bashku!