Ndryshe Politikë

Erion Braçe për Erion Veliaj, “dashuri” apo “mërziti”?!

Erion Braçe ishte i ftuar ditën e martë në emisionin “Ndryshe”, ku nën moderimin e Salsanos dhe Adit ai dha një intervistë shumë të veçantë, ku foli për ‘arenën’ politike dhe jo vetëm.

Ish-zëvëndës kryeministri ndër të tjera, u shpreh edhe për Erion Veliaj, me të cilin kujtojmë se herë pas here dyshja kanë patur kontradikta. Kujtojmë, se duke folur për ligjin për importin e plehrave dhe kritikave që i ka bërë shoqata e importit të Mbetjeve, Braçe është shprehur se ai vetë flet në emër të socialistëve, qytetarëvë që përfaqëson. Ndërkohë, nga ana tjetër, Veliaj sipas tij, flet në emër të Partisë Socialiste.

Vlen për t’u theksuar, se debat mes të dyve ka patur që prej kohësh, kur dhe Braçe, por edhe Veliaj kanë qenë në të njejtën periudhë kandidatë për deputet në qarkun e Beratit në zgjedhjet e vitit 2009. Ndërkohë, duket se gjërat kanë ndryshuar teksa në intervistën e fundit në Top Albania Radio, i pyetur nëse duhet ndërruar Kryetari i Bashisë, Braçe u shpreh si më poshtë.

Pavarësisht të gjitha kritikave, se është normalë një Kryetar Bashkie merr kritikat më të mëdhaja, Erioni 2, se njëshi jam vetë, Erioni 2 zgjohet më herët se kushdo në këtë qytet dhe mbase fle më vonë se kushdo.

Por a beson Braçe se Veliaj mund të bëhet Kryeministër?!

Nuk i mohoj dot askujt mundësinë dhe ambicien për t’u bërë, gjithkush e ka rrugën e hapur…

Çfarë ka ndodhur mes tyre vallë?! A është thjesht një vlerësim i merituar i Braçe për Veliaj, apo mos ndoshta pas ‘divorcit politik’ me Ramën, ai po i hedh sytë drejt pasardhësit të tij?!