Celebrities Showbiz

Dashuria e madhe e Drake për djalin e tij Adonis është e papërshkrueshme me fjalë!

Këngëtari i njohur dhe mjaft i pëlqyer në të gjithë botën, Drake tashmë i është përkushtuar totalisht djalit të tij.  Ai e mori djalin e tij në një natë të veçantë në Toronto këtë javë. Të enjten, reperi mori djalin e tij 4-vjeçar Adonis për t’u ulur në Scotiabank Arena për të ndjekur një lojë në Toronto Raptors. Ku Raptors mundën Chicago Bulls 127 me 120.

Në një moment gjatë lojës, dyshja babë-bir është fotografuar teksa mbanin kupat për të brohoritur me njëri-tjetrin. Artisti i “One Dance” dhe djali i tij, të cilin e ndan me Sophie Brussaux, ishin të dy të veshur shik për eventin sportiv. Drake kishte veshur një xhaketë ngjyrë kafe, të bardhë dhe jeshile me një palë pantallona të bardha, ndërsa djali i tij kishte veshur një jumpsuit ngjyrë kafe me atlete të bardha. Adonis gjithashtu mbajti një palë kufje për të mbrojtur veshët e tij gjatë lojës.

Muajin e kaluar, reperi ndau në Instagram një video të adhurueshme të tij dhe Adonisit duke kaluar pak kohë së bashku. Në klip, të dy zhvillojnë një bisedë për lartësitë e tyre përpara se i vogli i Drake të tregojë aftësitë e tij në frëngjisht. Në fillim të videos, Adonis pyet Drake nëse ai “do të jetë shumë më i madh se unë”, për të cilin muzikanti i “God’s Plan” përgjigjet:

Unë nuk mendoj kështu, ti je goxha i gjatë.

Kujtojmë gjithaashtu se në ditën e babait në SHBA të gjithë kanë bërë dedikime të bukura për baballarët e tyre duke ndarë dhe fotot më të ëmbla me fansat në rrjetet sociale. Reperi i famshëm Drake ka bërë diçka tjetër, si rrallëherë ai ka postuar një foto të djalit të tij Adonis i sapo zgjuar nga gjumi. 33-vjeçari ka uruar të gjithë meshkujt që kanë fëmijë gëzuar ditën e babait duke shfaqur me krenari vogëlushin e tij.