A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

Dashuria e publikut për artistin është më e rëndësishmja, Ronela Hajati flet për Eurovision në “A Live Night”!

Ronela Hajati është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara të momentit. Një pikë shumë e rëndësishme e karrierës së saj kjo, edhe për faktin se Ronela na përfaqësoi në Eurovision vetëm pak ditë më parë, artistja flet më tepër për karrierën dhe jo vetëm në “A Live Night”. Pikërisht për Eurovision, ja si shprehet këngëtarja.

Të gjithë artistët e kanë qejf Eurovision. Të gjithë duan të shkojnë në atë skenë, sepse në Europë ajo është skena më e madhe muzikore ku shqiptarët kanë mundësi të shkojnë. Ti absolutisht që dëshiron të jesh i suksesshëm në Europë dhe në të gjithë botën sepse të gjithë jetojmë me ëndrra. Këto janë ëndrrat e para që përjetojnë artistët. Një skenë që mund të jetë e prekshme dhe që ti e ëndërron që mund ta arrish një ditë është e Eurovision. Kisha një material, që mendoja se pasi të bëhej anglisht, mund të dilte bukur. Kam punuar shumë për këtë këngë dhe mendoja se ishte e një niveli që e meritonte të shkonte në festival dhe të fitonte. Por është absolute që ti gjithmonë kur të arrish në një moment që e do shumë, do kesh përplasje. Kënga kur shkon në Eurovision mbështetet, por kur nuk e fiton do shahet. Për mua arritje më e madhe është të futem në finale, gjë që ka patur artistë që edhe nuk e kanë arritur. Që të futem në finale është një arritje shumë e madhe sepse duhet të jemi koshientë që Shqipëria është një vend i vogël, që fatkeqësisht nuk ka ndikim tepër të fortë te shtetet e tjera të mëdhaja. Mua më pëlqen që kënga është pëlqyer shumë nga njerëzit jashtë edhe nga fansat e Eurovision jashtë që janë shumë skeptikë dhe detajistë.

Por duket se pavarësisht çdo festivali, renditjeje apo klasifikimi, e rëndësishme është dashuria e publikut për artistin.

E duan këngën shumë, e dinë përmendsh. Mua kjo ma mbush zemrën se në fund të ditës kjo është ajo që dua, me dashurinë dhe nevojën e madhe që të kem edhe mbështetjen e vendit tim sepse këtu kam lindur, këtu kam dashuruar, këtu jam rritur, këtu kam marrë frytet e para të punës sime…