Ylli i muzikës Bebe Rexha, u fotografua për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Simos Liakos, në Itali gjatë pushimeve të tyre. Çifti u pa duke shijuar kohën nën rrezet e diellit pranë ujit në Sardenjë, ku artistja e hitit “Meant to Be” u pa me rroba banje të zeza, duke i vendosur krahun mbi kraharorin e arkitektit dhe inxhinierit dhe duke e përqafuar atë.
Përfaqësuesit për media të Bebe-s nuk iu përgjigjën kërkesës të revistës “People” për komente. Në korrik të vitit 2023, Rexha konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj 3-vjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari, dy javë pasi ajo ndau mesazhe me ndjekësit e saj në Instagram ku ai supozohej të kishte folur negativisht për shtimin e saj në peshë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka ndarë disa mesazhe frymëzuese në InstaStory, ku ka inkurajuar fansat e saj se si të veprojnë në një lidhje. Me një ton të sinqertë dhe mbështetës, ajo ka ofruar këshilla të vlefshme për ruajtjen e paqes dhe mirëqenies personale. Në njërin nga shkrimet, Bebe Rexha shkruan: “Ndoshta ju do të gjeni dikë që ju do, i cili nuk ju shqetëson në paqen tuaj”. Ky mesazh thekson rëndësinë e të qenit me dikë që respekton dhe ruan paqen e brendshme të një personi.
Rikujtojmë se, Bebe Rexha, ka vizituar për herë të parë Kosovën, ku mori pjesë në “Sunny Hill Festival 2024”. Ylli i muzikës është shprehur se ndihet tepër e emocionuar që ka vizituar Kosovën. Më pas ajo foli dhe për Dibrën, aty ku do të shkonte për një rast syneti.