Gossip Showbiz

“Dashuria fiton”, Tuna gati më shumë se kurrë për të marrë pjesë në paradën e LGBT!

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, prej disa kohësh nuk ka qenë prezente në media duke mos sjellur asnjë projekt të ri muzikor. Këtë vit artistja surprizoi duke lajmëruar se ishte bërë nënë për herë të dytë e një djali të quajtur Zen. Ajo arriti ta mbajë sekrete shtatzëninë, pra larg vëmendjes mediatike për muaj me radhë.

Pas lindjes së djalit, Tuna u shfaq në super formë duke i mrekulluar të gjithë me format e saj fizike. Së fundmi, artistja ka bërë me dije se do të mbështesë paradën e organizuar nga komuniteti LGBTI në Shkup. Këtë e ka bërë të ditur në sajë të disa fotove të publikuara në InstaStory, pak para se të pozonte me një fustan shumëngjyrësh.

“Dashuria fiton”,- shkruhej në fustanin që Tuna ka vendosur ta veshë ditën kur edhe do të mbahet eventi.

Nuk ka qenë i vogël numri i artistëve që kanë mbështetur komunitetin LGBTI gjatë këtij muaji, pasi muaji qershor njihet si muaj i ndërgjegjësimit për personat që i përkasin këtij komuniteti.

Rikujtojmë, se Tuna dhe Patris Berisha kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Pas fjalëve të shumta për një ndarje të mundshme, Tuna bën një tjetër veprim që e provon më shumë divorcin e tyre. Dyshimet nisën për shkak të disa shenjave në rrjetet sociale.

Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i Tian, të birit, duke e bërë nga Tian Patris Berisha në Tian Sejdi. Madje ajo e hoqi Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.