Horoskopi Lifestyle

Dashuria vjen nga stomaku, shenjat e zodiakut që kanë lindur me talentin për të gatuar “çudira”!

Ka disa shenja të zodiakut që janë shefa kuzhine të lindur. Kanë gjithmonë humor dhe oreks për të krijuar një pjatë të re dhe për të kombinuar shijet. Sipas yjeve dhe planetëve, janë tre shenja të zodiakut që kanë lindur me këtë talent.

Demi

Demi janë shenja që çfarëdo që zgjedhin të bëjnë do ta bëjnë mirë dhe gatimi është një prej tyre. Atyre u pëlqen shumë të krijojnë pjata të reja, të kombinojnë përbërës të ndryshëm dhe të shikojnë mësime në YouTube, të cilat më pas përpiqen t’i bëjnë në një formë edhe më të sofistikuar. Për shkak se janë shenja e zodiakut që pëlqejnë ushqimin e mirë, kur gatuajnë, vendosin më të mirën përpara dhe marrin rezultate të shkëlqyera.

Gaforrja

Gaforret i përkasin shenjave që duan të kujdesen për të dashurit e tyre dhe duan të bëjnë mirë gjithçka që bëjnë për ta. Kjo nevojë e tyre i ka bërë që kur vendosin të gatuajnë një ushqim, ta bëjnë me pasion dhe shumë dashuri, gjë që reflektohet edhe në pjatat e tyre.

Akrepi

Akrepat janë shenja që kanë një tërheqje ndaj gatimit dhe shpenzojnë shumë kohë duke zhvilluar dhe krijuar pjata të shijshme. Kur bëhet fjalë për gatimin, ata janë perfeksionistë dhe duan të përgatisin diçka në mënyrë perfekte.