Celebrities Love & Sex Showbiz

Dasma u anullua për shkak të pandemisë, detaji në fustanin që modelja do të vishte i emocionon të gjithë!

Modelja e njohur Lala Kent së fundmi ka postuar në rrjetin e saj social Instagram foton e fustanit të nusërisë të bërë me porosi që super ylli kishte planifikuar të vishte në martesën e saj në prill të vitit të kaluar me partnerin Randall Emett. Fatkeqësisht ajo ditë u anullua për shkak të pandemisë.

Ndërkaq në diçiturën e fotos Kent shkroi se:

Për nder të një bisede të bukur me stilistin dhe mikun tim të dashur @alexandrareneestyle, doja të ndaja fustanin tim të nusërisë që do të vishja më 18 Prill 2020. Ky fustan u krijua me porosi nga Alex & @pronovias. Aleksi më befasoi me “Baba” të shkruar brenda një zemre, që do të ishte mbi vellon time. 3 ditë më vonë, vendi u mbyll për shkak të COVID-19.

Rikujtojmë se babai i modeles ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore në vitin 2018. Fustani është çuditërisht pak konservator për yllin 31-vjeçar të “Vanderpump Rules”, me mëngë të gjata dhe një dekolte të hapur. “I përshtatshëm për një mbretëreshë të frikshme”,-komentoi ish-ylli i “VPR” Stassi Schroeder, ndërsa Raquel Leviss tha:

Fustan i bukur! Më pëlqen detaji i qëndisjes me porosi që do të ishte në vello. Kaq domethënëse dhe e veçantë. Më vjen keq që ju është dashur të anuloni dasmën tuaj megjithatë nuk mund ta imagjinoj stresin që keni kaluar. 

Shumë komentues e kanë krahasuar pamjen me Aurorën nga “Sleeping Beauty,” dhe u habitën me zgjedhjen e Kent pasi modelja shquhet për veshjet e saj tepër joshëse dhe zbuluese.