Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Dasmë në horizont?! Na gjeni dikë që i pret krushqit siç i pret Ilir Shaqiri!

Kudo nëpër rrjet është duke qarkulluar lajmi se balerini i njohur, njëkohësisht edhe fituesi i edicionit të parë të “BBV”, Ilir Shaqiri do të martohet. Mendohet se ceremonia do të zhvillohet këtë fundjavë në bregdet. Natyrisht të gjithë fansat e Ilirit janë kuriozë për detajet e dasmës. Ndërkohë së fundmi, ka qenë vet Iliri që me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram teksa është i shtrirë në shezlong në plazh ka shkruar se:

Tu prit krushqit.

Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona. Jemi të gjithë sy e vesh për të parë se çfarë do të ndodhë.

Rikujtojmë, se “Big Brother VIP Albania” na ka dhuruar shumë emocione të forta. Padiskutim dy ish-banorët më të diskutuar kanë qenë finalistët Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Të komentuar për karakterin e tyre, historitë, raportet me banorët e tjerë dhe emocionet e forta që përcollën, publiku i deshi shumë Ilirin dhe Donaldin e “BBV.”

Megjithatë, fituesi ishte Iliri. Kohët e fundit e kemi parë shpesh këtë të fundit nëpër intervista, si dhe ka qenë mjaft aktiv në rrjete sociale. Në një intervistë të bërë së fundmi, Iliri ka pohuar se është duke menduar të bëhet pjesë e “Big Brother” në Itali.