Celebrities Gossip

David Beckham, Ambasador i Vullnetit të Mirë, në ndeshjen e nesërme të “Soccer Aid for Unicef UK”!

David Beckham është një nga ish-futbollistët më të dashur. Jo vetëm me anë të aftësisë së tij të padiskutueshme në sport, por edhe me karakterin që ka shfaqur herë pas here në shumë raste të ndryshme. Duke nisur nga detaje që ka zbuluar herë pas here lidhur me familjen e tij, Victoria dhe fëmijët, e me fjalët shumë të ngrohta teksa përkrahte kombëtaren e Anglisë edhe pas humbjes në Kampionatin Europian, David ka shfaqur se veç një sportist shumë i mirë, është një burrë për t’u vlerësuar.

Por çfarë ka bërë këtë herë ai?! David bëri me dije me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale se do të jetë ditën e nesërme në ndeshjen e “Soccer Aid for Unicef UK”, me një mision shumë të veçantë.

Unë kam parë nga dora e parë ndikimin e mrekullueshëm të punës së “UNICEF” në fëmijët në të gjithë botën. Po pres me padurim të marr pjesë ditën e nesërme në “Soccer Aid for Unicef UK” me rolin tim si Ambasador i Vullnetit të Mirë, do të jetë një lojë e mrekullueshme. Mezi pres të shoh disa nga miqtë e mi të vjetër duke luajtur.

Ai ka bërë me dije gjithashtu se të gjitha paratë e fituara nga ndeshja do t’i dhurohen “UNICEF” për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Ky është një gjest shumë i veçantë i David padiskutim dhe është për t’u vlerësuar. Postimi ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive sigurisht. Vlerësime të shumta për David nga personazhe publike dhe jo vetëm.

Nje veprim frymëzues padiskutim, teksa shumë figura publike e kanë shfytëzuar famën e tyre me gjeste të tilla humane. David dhe Victoria e kanë shfaqur jo pak herë angazhimin e tyre humanitar me pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme bamirësie.