Showbiz

David Guetta, Bebe Rexha dhe J Balvin publikojnë klipin më të ri muzikor

Një tjetër hit nga David Guetta sapo është publikuar. Producenti dhe Dj me famë ndërkombëtare po korr një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e tij më të ri “7”.

Ky album i publikuar më 14 shtator përmban bashkëpunime të suksesshme si “Flames” me Sia Furler, “Don’t Leave Me Alone” me Anne-Marie dhe atë që është më i freskët “Say My Name” me Bebe Rexhën dhe J Balvin.

Edhe pse ka pak ditë që versioni audio i këtij bashkëpunimi është publikuar të gjithë prisnin me padurim klipin i cili duhet theksuar se është mjaft ekzotik.

Klipi muzikor i “Say My Name” është publikuar pak orë më parë në kanalin Youtube dhe këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqet më seksi se kurrë.

Bebe në këtë klip është qendra e vëmendjes teksa kërcen dhe shfaq format e saj trupore që janë komentuar shumë së fundmi. Ky klip është pritur mjaft mirë nga publiku dhe meritat për këtë sigurisht që i shkojnë David Guetta i cili si rrallëherë shfaqet edhe vetë në të.