BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Dea Mishel flet per lidhjen e saj përpara “BBV2”!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët që vazhduan pjesën e tretë të programit ishin Jori, Dea me të ftuar Visin dhe Gertin. Tema e tyre ishte dashuria dhe banorët kanë folur nëse janë të dashuruar apo kanë një lidhje jashtë shtëpisë. Ama Gerti e ka pyetur Dean në lidhje me një histori dashurie që ajo ka pasur në kohën kur sapo ka nisur karrierën e saj në televizion.

Gerti: Gjatë ekranit ke qenë e lidhur me ndonjë person? Si e ka pritur ai në fillim?

Dea Mishel: Po kam pasur një lidhje, e kam pasur që para se të isha pjesë e televizionit, ai më ka mbështetur, por është mbyllur… në fillim kishte ca xhelozira, por më pas jo…ajo marrëdhënie zgjati 5 vite…

Banorët të cilët vazhduan pjesën e dytë të programit ishin Luizi dhe Visin dhe të ftuar Olta me Fotinin. Luizi i kërkon vajzave të flasin për debatin mes të dyjave që ka ndodhur para 2 ditësh ama diskutimi u zhvillua në debat me tone mjaft të larta nga Olta.