Celebrities Gossip Showbiz

Dea Mishel: Luizi ka frikë nga unë se jam…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Debati mes Deas dhe Luizit mbrëmjen e kaluar ishte një nga bisedat më të përfoluara ditën e sotme në shtëpi. Duke folur me Oltën dhe disa banorë, Dea u shpreh se Luizi ka frikë prej saj, sepse e tremb fakti që ajo nuk del nga vetja. Sipas Deas, Luizi e humbi komplet mbrëmë, kur pa që ajo ishte shumë gjakftohtë dhe nuk reagoi fare. Ajo shtoi se Luizi thjesht përpiqet t’i nxjerrë njerzit nga vetja dhe se ai nuk ka më aleanca brenda shtëpisë.

E duket se pas spektaklit të djeshëm, të gjithë banorët janë të sigurt se çdo gjë brenda në shtëpi tanimë do të jetë ndryshe. Kjo pas eleminimit të Efit mbrëmjen e djeshme, nga zgjedhja e Dea Mishel, e cila dërgoi në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin. E pas kësaj, rivalitetet mes grupimeve që janë krijuar brenda në shtëpi do të jenë më të theksuara dhe Luizi, i cili u prek shumë nga e gjithë ajo që ndodhi është shprehur se do të luaj më fort se më parë. Për këtë, në një bisedë me Armaldon dhe Oltën, Kristi është shprehur duke parashikuar se tani do të ketë shumë ditë gri, pra nuk do ta kenë idenë se çfarë realisht po ndodh.