Celebrities Film & Tv Showbiz

Dea ‘shpërthen’ kundër çiftit Kiara-Luiz: “Ka një energji kaotike dhe të keqe!”

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. E ndërkohë që Kiara i ka kërkuar pak distancë Luizit, ky i fundit u detyrua të qëndrojë larg saj për disa orë, pasi ai dhe Efi qëndruan në një dhomë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Por tashmë duket se mes çiftit kanë filluar ngacmimet e para dhe afrimiteti mes tyre është bërë akoma edhe më i dukshëm për publikun. Mesa duket për disa banorë aty brenda është krejtësisht e kundërta. Gjatë zhvillimit të provës javore nga Bjordi dhe Dea, dyshja ka vendosur të shpreher rreth këtij raporti të krijuar, duke komentuar:

Dea: Nuk është se po na e përcjellin ndjenjën ose vërtetësinë ose diçka.

Bjordi: Fare, zero. Nuk është faji jonë. Të paktën Amosi, edhe pse nuk ka patur asgjë, përcjell të paktën atë shpresën.

Dea: S’kam lidhje fare. Thjesht më duket si një kënd me energji kaotike dhe të keqe. S’më përcjell gjë. Unë jam e para që prekem dhe emocionohem nga historitë e bukura, nga çiftet. Më knaqin, por s’e ndjej fare emocionin.

Dhe kur flasim për raportet me njëri-tjetrin, shumë i spikatur është ai mes Dea Mishel dhe Amos. Dyshja është treguar shpeshherë e afërt, teksa ata e ngacmojnë njëri-tjetrin sa herë që të munden. Mirëpo, duket se ditët e fundit raporti i Dea Mishel dhe Amos ka pësuar një krisje, ku Amosi e ka cilësuar atë si një person “të ngjitshëm”.