Celebrities Film & Tv Showbiz

Debat i ashpër në “Big Brother VIP”, Paloma shpërthen ndaj Sheilës!

Edhe pse ditët e fundit u duk se në shtëpinë e “Big Brother VIP” çdo gjë ishte më e qetë dhe banorët po bashkëjetonin në ‘paqe’ dhe pa debate, harmonia tanimë u lëkund sërish. Mbrëmjen e djeshme i gjithë publiku u bë dëshmitar i një ngjarje aspak të këndshme mes banorëve të shtëpisë. Por çfarë ndodhi?

Një debat i krijuar, ku protagoniste ishin Paloma dhe Sheila, shkaktoi një situatë që përshkallëzoi dhe që detyroi të përfshiheshin dhe banorët e tjerë për të ‘qetësuar gjakrat’ mes tyre. Shkak u bë një koment i Sheilës, e cila sipas saj Paloma betohet për vajzën e saj për çdo gjë në publik dhe nga ana tjetër në dhomën e rrëfimit thotë të tjera gjëra.

Unë filmaxhie dhe skemaxhie si puna jote nuk jam që e shet veten për 5 followers më shumë. Unë t’i them gjërat në sy, ti i thua fjalët këtu e zë ‘be’ në publik në sy të njerëzve. 

Debati ka vazhduar edhe më teksa vajzat nuk i kursejnë fjalët ndaj njëra-tjetrës:

Sheila: Të të vijë turp që zë vajzën tënde ‘be’ për budallallëqe e çikërrima. 

Paloma: Është pjella ime në fund të ditës. Ti kush je?

Sheila: Se është pjella jote duhet të të vijë turp. Se e ke gjënë më të shtrenjtë. 

Duket se situata ka vazhduar edhe më dhe është dashur që të ndërhyjnë dhe banorët e tjerë për të ndalur këtë debat të pakëndshëm. Në videot e tjera dëgjohet Paloma teksa është shumë e revoltuar që Sheila i ka përmendur vajzën.

Se çfarë nxjerr unë nga goja është e drejta ime. Ti për fëmijën tim mbylle gojën. Është territori im, jo i joti. Se çfarë përmend e çfarë zë be është e drejta ime, ti qepe gojën.