Aktualitet Politikë

Debate në Kuvend për energjinë elektrike, Balluku ‘përplaset’ me Bushatin!

Deputeti i PD, Helidon Bushati ka ngritur 3 pyetje për kryeministrin Edi Rama duke nisur nga rrugët, çmimet e karburanteve dhe fasha 800 KW për energjinë elektrike.

“Kam 3 pyetje për qytetarë të veriut që gjatë verës, 8 km rrugë i bëjnë për 2 orë. U nënshkrua kontrata në 2018, duhet të mbaronte në 2021, nuk është hedhur asnjë lopatë. Ministrja Balluku tha që në mars 2022 do fillonte puna, asgjë nuk është bërë. Edhe sa duhet të presin qytetarët e veriut dhe turistët që frekuentojnë plazhet ose qytetet e veriut? Një gënjeshtër e stërholluar.

Një oligark po tallet me banorët e veriut, shkon  në prokurori se ka fituar dhjetra miliona euro me dokumente false. Pyetja tjetër është përse ne duhet të paguajmë çmimet e karburanteve më të shtrenjta në Europë? Meqë jemi këtu kryeministër, keni thënë që çmimet më të shtrenjta në Shqipëri janë prej taksës së qarkullimit që është 27 lekë/litër. Edhe nëse e heqim këtë, prap karburantet janë me çmime të larta.

E treta është për fashën 800 KW. Nga frika e kthyet vendimin dhe nuk kërkoni as falje, është e turpshme. Edhe shiun e keni bërë bashkëdrejtues të kësaj qeverie”, tha Bushati.

Zv kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar sa i përket shtyrjes së fashës 800 kwh si dhe akuzat e opozitës sa i përket ERE duke i akuzuar si vartës të qeverisë. Balluku u shpreh se ky reagim nga opozita vjen pasi energjia do të përdorej si instrument protestash dhe me vendimin e qeverisë iu prishën planet.

‘Sa i përket energjisë, unë e kuptoj që jeni mërzitur shumë për shtyrjen e fashës (…)

Që ne të jemi sicc duhet duhet të shkojë 296, megjithatë përmirësimi dhe ulja e konsumit na bëri që të rishikojmë. Ju që i bini ERE se s’keni çi bëni gomarit i bini samarit ata janë ekspertë. Detyrimisht ERE e ka bërë punën siç duhet, është në dorë të ERE apo të qeverisë për ekspozimin e qyetetarëve për energjinë. Pse kur i mbrojmë ne qytetarët ça do thotë ERE mos se s’do opozita?

Na vjen keq që iu prishëm planet, faleminderit!’- tha Balluku.