Showbiz

Debate të ashpra në “Për’Puthen”, produksioni përjashton Shqipen nga spektakli

Një ndër programet më të komentuara të Top Channel është padyshim “Për’Puthen”. Personazhet e këtij sezoni kanë sjellë vazhdimisht situata të papritura, debate, zënka dhe shpeshherë një fjalor të vrazhdë.

Një ndër konkurrentet që ka shkaktuar më shumë trazira është edhe Shqipe Hysenaj e cila ditën e kaluar u përjashtua nga produksioni për shkak se bullizonte pjesëtarët e tjerë por gjithashtu edhe opinionistin, Arjan Konomi.

Pas përjashtimit të saj live në ekran, pjesa tjetër e produksionit, duke përfshirë Bora Zemanin bënë një deklaratë publike duke sqaruar atë cfarë ndodhi.

Konkurrentja Shqipe Hysenaj, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin. Duke i garantuar të gjithë shikuesit tanë të çdo moshe, se Top Channel është i vendosur të mbrojë personalitetin dhe dinjitetin e çdokujt pavarësisht bindjeve dhe orientimeve të tij fetare, politike apo seksuale ne kemi vendosur të përjashtojmë për një fat të pacaktuar Shqipen nga “Për’Puthen”. Mbrojtja e parimeve mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë moderne dhe pluraliste, është më e rëndësishme se audienca e çdo programi. Për këtë shkak i kërkuam Shqipes të kërkojë ndjesë publike duke e përjashtuar nga “PërPuthen”. –tha ajo.

Po ju si mendoni a duhet të rikthehet Shqipja sërish në “Për’Puthen”?!