Celebrities Gossip Showbiz

Debati që mbizotëroi në studion e “Big Brother VIP”, shfrytëzimi i Luizit për klikime?!

“Big Brother VIP Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Padyshim që të gjithë jemi përfshirë tërësisht pas këtij spektakli e pas disa banorëve në veçanti (disa ndoshta më shumë se të tjerët). Është normale të krijosh simpatitë e tua duke parë personazhet e njohur 24/7, por deri në çfarë pike?

Një debat i zjarrtë mbrëmjen e djeshme gjatë prime-it të “Big Brother VIP” përfshiu gjithë studion. Shkak u bënë veprimet e Luizit të cilat duken se përkrahen gjithmonë nga ish-banorët- dhe jo vetëm – të cilat shpesh kanë qenë dhe të gabuara. Më saktësish po flasim për rastin kur ai bllokoi Kiarën në mes të lavamanëve në tualet pa e lënë që të dalë. Këtë veprim çuditërisht pjesa më e madhe e kanë parë si një ekzagjërim të reagimit të Kiarës dhe, një pjesë më e vogël si dhunë (ashtu siç realisht ishte).

E duket se nga reagimet e shumta në rrjete sociale pamë se Luizi vazhdon të përkrahet, edhe në raste gabimi. Pikërisht për këtë pati një ‘shpërthim’ të Arbër Hajdarit drejt Efit dhe Ronaldos që ishin në studio. Opinionisti u shpreh ashpër kundër tyre me fjalët:

Ajo që nuk kuptoj unë është se si mund të jetë kaq e padukshme që personat përballë e shfrytëzojnë Luizin në mënyrë konstante në rrjetet e tyre sociale për klikime, duke i dhënë gjithmonë të drejtë edhe kur nuk ka… Ju gjithmonë e bëni rrafsh çdo gabim që ai njeri mund të ketë. 

E në fakt, nëse hedhim një vështrim kudo nëpër rrjete sociale, do të shohim vetëm reagime pro Luizit, pas çdo situate të krijuar në shtëpi. Duke nisur që nga Efi, Ronaldo, ish-banorë të edicioneve të kaluara si Meridiani apo Jetmiri, personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it e deri tek persona të tjerë të panjohur të cilët kanë krijuar llogari fansash në mbrojtje të Luizit, duke postuar shpesh reagime apo video pro tij. Dhe në fakt Arbri ka të drejtë! Është e paevitueshme të hysh në rrjete sociale dhe të mos shohësh dikë që flet për Luizin dhe le ta pranojmë që të gjithë këtyre personave iu janë shtuar ndjekësit dhe në këtë mënyrë e kanë kthyer edhe në një përfitim personal. Por pyetja është, a mendojnë ata vërtetë që ky banor është i pagabueshëm në çdo veprim të tijin, apo po shitet e gjitha në kuadër të disa klikimeve më shumë?