Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Debati Robert Aliaj-Ardit Çuni parë nga sytë e gazetares Kilda Hysenbegasi!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja Kilda Hysenbegasi për të na folur më shumë rreth të rejave më të fundit në showbiz-in shqiptar. Mediat kohët e fundit kanë ‘vluar’ me lajme për Ronela Hajatin dhe pjesëmarrjen e saj në Eurovizion. Së fundmi është duke u përfolur gjithashtu edhe takimi i Bora Zemanit me Donald Veshaj në sfilatën e stilistit të njohur Valdrin Sahiti. Zbuloni me shumë nga intervista e Kildës duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, sa i përket debatit të fundit të ndodhur mes Ardit Çunit dhe Robert Aliajt, si e komenton Kilda të gjithë vazhdën e vrerit në emisionet televizive?

Edhe unë kam pasur një debat me Robert Aliajn dhe u përfshiva aq shumë unë, e jo më Ardit Çuni që ka qenë gjatë gjithë kohës me Ronelën. Ka qenë i tepërt reagimi i Robertit dhe mënyra si i janë kthyer Arditit. Që kur “Open” është kthyer në një emision që merret me showbiz njëherë se që këtu nuk e kuptoj. Zëri i Arditit duhet të dëgjohet se ka qenë atje, ka parë çfarë bëhet dhe e mira është të bëhet një debat konstruktiv jo të kthehet në personale. Ai djalë diçka po e bën se edhe vjet ishte në Eurovizion me Anxhela Peristerin. Personazhet shqiptar nuk kanë sens humori, keqkuptojnë gjithçka, thojnë nuk dua të flitet për ne, të shkruhet për ne, më fal por për çfarë je personazh? Atëherë dil nga lista dhe bëhu njeri i thjeshtë. Në media është një marrëdhënie e dyfishtë dhe më shumë se bashkëpunim ka konkurrencë që ndonjëherë është e pakuptimtë. Edhe mua më ndodh që kam të ftuar një personazh, e bind të vijë tek unë dhe kolegët më shohin shtrembër. Unë në momentin që u futa në televizion e kisha të vështirë që familjarët lexonin komente që nuk u pëlqenin rreth meje dhe iu thash që ju e dini kush jam unë dhe siç i pranoj unë këto komente duhet t’i pranoni edhe ju.