Showbiz

Dëbohet nga një hotel në Francë, Naomi Campbell zbulon arsyen e çuditshme

Në një intervistë të dhënë së fundmi, modelja e famshme Naomi Campbell zbuloi historinë se si u dëbua nga një hotel në Francë së bashku me mikeshën e saj.

Ajo ka qenë e ftuar në festivalin e Kanës dhe teksa ishte duke shkuar në një festë tek një hotel, nuk e kanë lejuar të futet branda për shkak të ngjyrës së lëkurës.

“Personi që priste tek dera nuk na lejoi të hynin duke na thënë se nuk ka më vend ndërkohë që lejonte të tjerë njerëz të futeshin brenda” ,-tha ajo duke treguar ngjarjen fatkeqe kur ra pre e racizmit.