Celebrities Showbiz

Deborah Keci zbulon si të shmangni palestrat por të jeni të stërvitur gjatë pandemisë

Sportistja e njohur Deborah Keci ishte sot me ne në Live From Tirana ku rrëfeu eksperiencën e saj me Covid-19 si dhe mënyrat alternative për tu stërvitur këto kohë.

Megjithëse ishte ndër ato njerëz që e kaloi Koronavirusin mjaft lehtë, ajo theksoi se ditët e infektimit nuk ishin pa simptoma. Duket se Deborah edhe në këtë rast gjeti shpëtim tek stërvitja por për këtë fundit dha dhe disa këshilla që mund të na vlejnë të gjithëve.

Atletja bukuroshe u shpreh se megjithëse e adhuron stërvistjen nuk ka qenë kurrë një fanse e palestrës, përkudrazi të qenit e mbyllur brenda katër mureve duke bërë vegla nuk e konsidoren si gjënë më të shëndetshme për trupin.

“Mua më mjafton një tapet dhe një vend i ajrosur mirë për të bërë ushtrime. Nuk jam fanse e palestrës apo ushtrimit me vegla të rënda. Preferoj të ushtrohem me peshën e trupit tim. Dua notin, vrapin, ecjen në natyrë sidomos gjatë kësaj periudhe” -u shpreh ajo gjatë intërvistës në Top Albania Radio.

Deborah Keci shtoi se vrapi është ilaci më i mirë për mendjen dhe trupin gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë dhe nëse dikujt i duhet pak nxitje që të fillojë stërvitjen ajo sugjeron ecjen si fillim. Sportistja tha se nëse ka një gjë që mund të na ndihmojë të gjithëve spikologjikisht është vrapi.

https://www.instagram.com/p/CHD9dARHBdv/

https://www.instagram.com/p/CCy0RVjAwj3/