Aktualitet

Dëborë e temperatura disa gradë nën zero/I ftohti mbërthen Shqipërinë!

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke filluar nga dita e sotme, por edhe gjatë javës në vijim, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit tonë e njëkohësisht me rënie të ndjeshme të temperaturave. Ato prekin vlerat negative në pjesën dërrmuese të territorit. Për sot luhaten nga minus 7 në 10 gradë celcius.

Në këtë ditë të fundit të javës, Shqipëria ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriore. Kështu, moti parashikohet me kthjellime në pjesën bregdetare e me vranësira të ndërrueshme në zonat malore. Në ato luginore, në orët e para të mëngjesit pati mjegull të dendur/mjegullinë që shkaktoi dhe shikim të reduktuar.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri, me shpejtësi mesatare nga 2 deri në 10m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare e në zona luginore, era është tepër intensive e me shpejtesi që varion nga 14 në 18m/s. Valëzimi në dete është i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër

-3/7

Re diell

Kukës

-4/1

Re diell

Lezhë

-2/5

Diell

Dibër

-7/-2

Re diell

Durrës

0/7

Diell

Tiranë

-1/8

Diell

Elbasan

-3/5

Diell

Berat

-4/9

Diell

Vlorë

0/10

Diell

Korçë

-6/-1

Re diell

Gjirokastër

-5/6

Re diell

Sarandë

1/9

Diell

Edhe vendet fqinje me Shqipërinë, si Greqia e Italia janë nën darën e motit të ftohtë. Ndërkaq, për shkak të temperaturave të ulëta e reshjeve të dëborës që kanë përfshirë vendin, kompanitë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren për zhbllokimin e tyre. Sipas kryeministrit Edi Rama, me mjete borëpastruese dhe skuadra, punohet nga veriu në jug të territorit për të siguruar qarkullim normal e pa probleme në kushtet kur temperaturat janë nën zero. Gjithashtu, shefi i qeverisë rikujton se në kohë me reshje, drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore e zinxhirë gjatë udhëtimit për në zonat malore. Po ashtu, duhet ulur shpejtësia, të respektohet sinjalistika, si dhe të ndiqen udhëzimet e Policisë Rrugore.