Celebrities Gossip Showbiz

Dedikimi i ndjerë i Mozzik për nënën e tij është gjithçka që duhet të shihnim sot!

Një ndër reperët më të preferuar të publikut, Mozzik shpesh tregon lidhjen e tij të fortë familjare jo vetëm me postime në rrjete sociale, por edhe me këngët e tij. Dedikimet që ai ka bërë për nënën, ish- partneren e tij Loredanën dhe vajzën e vogël Hana kanë rezultuar tejet të pëlqyera pasi ai njihet për fjalët e ndjera në tekste që prekin audiencën.

Së fundmi në ditën e ditëlindjes të nënës së tij Mozzik i ka dedikuar disa fjalë shumë të ëmbla nënës së tij dhe na shkriu zemrat.

Urime datelindja Nanë e dashur! Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht që janë ato që na përcjellin më së shumti. Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty! Të Dua Nanë!  

Rikujtojmë se, para pak kohësh Lori me anë të një postimi ku shfaqet së bashku me Mozzik ku ka treguar datën e lançimit të albumit të ri nga ish- çifti dhe ka thënë disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre. Ajo tregoi që dy artistët janë vetëm prindër të vajzës së tyre Hana-s dhe thjesht ruajnë kontaktet mes tyre.

Vetëm para pak ditësh u publikua kënga më e re e albumit “No Rich Parents”. Deri më tani kënga numëron plot 2.6 milion klikime dhe pritet të pasohet edhe nga këngët e tjera të albumit të dyshes.