Aktualitet

Defekt në ashensorin e QSUT-së, dy të lënduar!

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një defekti të ndodhur në mbrëmje vonë në një prej ashensorëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në spitalin ‘Nënë Tereza’ në katin e parë, ku barrelisti shtetasi K.D, duke transportuar me barrelë pacienten V. C., për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.