Aktualitet

Deklarim i rremë dhe fshehje pasurie, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Deja dërgohet për gjykim!

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Deja është dërguar për gjykim, për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.

Bashkim Dedja akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka për detyrimin ligjor deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga vettingu për mos justifikim të pasurive. Në muajin prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.

VENDIMI I GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.