Auto & Moto

Del në ankand Ferrari F40 në pronësi të ish-kampionit të F1 Alain Prost!

Ferrari F40 është një nga makinat sportive më ikonike në të gjithë historinë e automobilistikes. Një model i caktuar, me numrin e shasisë 83249, ka një histori edhe më të ndritur pasi është F40-shi i parë nën pronësinë e Alain Prost. Si kampion i Formula 1, Prost ishte në kulmin e karrierës së tij kur mori çelësat e makinës në momentin kur ai u bë pjesë e ekipit si shofer i Scuderia Ferrari në vitin 1990. Dhe tani e keni shansin që ta keni atë nën pronësinë tuaj, pasi F40-shi në fjalë do të dalë në ankand gjatë këtij muaji.

Numri i shasisë 83249 mbetet sot në gjendje të jashtëzakonshme. Prost e mori makinën në fund të vitit 1989, por ai kurrë nuk e përdori atë, duke e shitur menjëherë pas kësaj. Pronari i ri i makinës, Graham de Zille, bëri kilometra të tëra me F40-shin në fjalë.

Ky Ferrari F40 ka ndërruar pronar disa herë gjatë viteve, por gjithmonë është mirëmbajtur me kujdes dhe mbetet në gjendje të jashtëzakonshme. Madje i është dhënë certifikimi Ferrari Classiche, që do të thotë se ruan të gjithë përbërësit e tij origjinalë.

Pavarësisht se është më shumë se 30 vjet e vjetër dhe me më pak se 4,600 kilometra të kaluar, ky F40 është ende një kryevepër e inxhinierisë së automobilave. Motori i tij i fuqishëm V8 pretendohet të jetë po aq mbresëlënës sot sikurse edhe ishte në kohën kur makina ishte ndërtuar për herë të parë. Fakti që dikur ishte në pronësi të një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e Formula 1 vetëm e shton joshjen e tij.