Bota

Del në ankand për mbi 1 milion USD autopsia e një alieni!

i, një pamje e vetme nga filmimi i shumëdiskutueshëm realizuar në vitin 1947 ka dalë në ankand me ofertën fillestare 450 eterium ose mbi 1 milionë dollarë.

Filmi i vjetër thuhet të jetë realizuar pas rrëzimit të një UFO-je në Roswell New Mexico, në të shihet një figurë humanoide në një tryezë operacioni. Xhirimi 17 minutësh e tregon këtë figurë me një plagë në këmbën e djathë, sy dhe kafkë të madhe, ndërsa disa individë lëvizin rreth saj të veshur me kostume të bardha.

Fituesi i ankandit do të marrë pamjet si një NFT apo kopja e parë unike e një blerjeje të kryer me monexhë dixhitale. Ankandi drejtohet nga Rarible, e cila e cilëson veten si ‘tregu më i madh i decentralizuar online për NFT me një larmi përmbajtjeje multimediale’.

Pronari i filmimit, sipërmarrësi britanik Ray Santilli pretendon se pamjet janë autentike e të vërtetuara sipas tij edhe nga CIA. Por ky filmim dhe vërtetësia e tij janë rrethuar prej vitesh nga polemika të mëdha.

Në vitin 1995 pamje të tij u transmetuan nga Fox News në kuadrin e një dokumentari të quajtur “Autopsia e alienit, fakt apo sajesë”, të realizuar nga Jonathan Frakes.