Celebrities Gossip Showbiz

Del në shesh e vërteta për shtatzëninë e Kylie Jenner!

Shumë bujë bëri postimi i Kylie Jenner, ku dukej se fshihte barkun e saj dhe postimi tjetër në Instastory ku shfaqej duke ngrënë sushi pa peshk. Kaq mjaftoi që ndjekësit të hidhnin dyshimet për një shtatzëni të mundshme të yllit të klanit Kardashian.

Një burim i sigurt për median e huaj prestigjioze “The Sun” kanë hedhur poshtë këto spekulime duke treguar në mënyrë të sigurt se Kylie nuk është në një pritje të ëmbël.

Kylie dhe Travis po shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, më mirë se kaq nuk kanë qenë ndër vite. Ajo nuk është shtatzanë, edhe pse ka muaj që përpiqet të ketë një fëmijë.

Burimi shtoi se reperi Travis ka qenë një baba shumë i mirë për vajzën e tyre, Stormi dhe mezi po pret të ketë një fëmijë tjetër.

Ndërkohë kujtojmë se, Kylie do të hedhë një hap në karrierën e saj si biznesmene duke shfaqur në kalin e ‘YouTube’, disa video, ku po i njeh fansat me mënyrën si funksionon kompania e saj, si dhe po i tregon si nisi gjithçka dhe se si hap pas hapi u kthye në një nga linjat kozmetike më të shitura në të gjithë botën.