Auto & Moto

Del në shitje makina e rrallë e Maradona-s!

Një Porsche që i përkiste legjendës së futbollit Diego Maradona është vendosur në ankand dhe vlerësohet midis 180-240 mijë dollarëve. Porsche 911 i argjendtë iu dorëzua ish-futbollistit të ndjerë në nëntor të 1992 ndërsa po luante për ekipin spanjoll Sevilla gjatë sezonit të fundit në klubet evropiane.

Pas vdekjes së argjentinasit, automjeti i rrallë po ofrohet për shitje për herë të parë si pjesë e një ankandi Bonhams në Paris që zgjat nga 3-10 marsi. Sipas Bonhams, vetura ka një shpejtësi maksimale prej gati 260 km/orë dhe është një nga vetëm 1,200 variante të prodhuara për një periudhë dy-vjeçare.

Rikujtojmë, se Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave ndërroi jetën në moshë 60-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.