Shtëpia në Toronto ku jetonte Meghan Markle, aty ku edhe u dashurua me Princ Harry-n, ka dalë në shitje. People shkruan se, përpara se të bëhej dukesha e Sussex-it, Meghan mori me qira shtëpinë me tre dhoma gjumi në Toronto për të paktën dy vjet, ku ajo ishte mikpritëse e familjes mbretërore gjatë marrëdhënies së tyre në distancë. Thuhet se Harry udhëtonte për në Toronto dy herë në muaj për të vizituar Meghan, ndërsa ajo po xhironte dramën ligjore Suits. Ajo ishte gjithashtu shtëpia e dy qenve të dashur të Meghan, Bogart dhe Guy.
Rikujtojmë se Princi William nuk ka në plan të ftojë vëllain më të vogël Harry në kurorëzimin e tij kur të vijë koha, thonë burime të brendshme. Edhe pse dikur ishin të afërt, besohet se vëllezërit mbretërorë nuk kanë folur për gati dy vjet. Miqtë e Princit të Uellsit, raportuan se William nuk dëshiron që Harry të jetë i pranishëm kur ai të kurorëzohet mbret. Një burim i afërt me William tha për “The Sunday Times” se: “Këtë vit fokusi i tij ka qenë shumë te gruaja, fëmijët dhe babai i tij. Vëllai i tij nuk është me të vërtetë diçka që diskutohet”.
Si Princesha e Uellsit ashtu edhe Mbreti u diagnostikuan me kancer në fillim të këtij viti. Harry dhe Meghan dyshohet se mësuan për diagnozën e Kate në të njëjtën kohë me publikun e gjerë kur ajo e njoftoi atë në botë në një video mesazh tronditës të filmuar në kopshtet në Windsor.
Një burim i afërt me Harryn dhe Meganin tha se ata kontaktuan privatisht me ta për t’i uruar shëndet, por kontakti nuk iu kthye. Ashtu siç është dokumentuar edhe në librin e tij më të shitur me kujtime “Spare”, Harry ndihet i përbuzur nga anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë vëllain e tij. Vëllezërit e motrat mendohet se nuk kanë folur që nga funerali i gjyshes së tyre Mbretëreshës Elizabeth në shtator 2022.