Celebrities Gossip Showbiz

Del në ‘skenë’ lidhja sekrete e Zayn Malik ndërkohë që ishte me Gigi Hadid!

Këngëtari i njohur Zayn Malik pati një lidhje me një vajzë pas shpinës së të dashurës së tij, supermodeles Gigi Hadid. Ish-ylli i One Direction, 29 vjeç, shkoi në shtrat me Abi Clarke pasi u takuan në një bar në Los Anxhelos.

Abi, 30 vjeçe, zbuloi se ata hynë në dhomën e gjumit “si biruc” të Zayn, e cila ishte njësoj si tek filmi “Fifty Shades of Grey”. Ajo i tha një shoku:

Unë e quajta atë “Mr Grey”. Kaluam shumë mirë së bashku.

Abi besonte se ai ishte ndarë nga e dashura e tij supermodele Gigi Hadid dhe i dha fund kur ajo pa një mesazh nga kjo e fundit në telefonin e tij. Ajo tha:

U ndjeva tmerrësisht keq. Mendova se ai dhe Gigi e kishin mbyllur lidhjen e tyre. Nuk doja të isha ajo tjetra. Më erdhi shumë keq.

Rrëfimi i saj vjen në një kohë që lidhja e Zayn dhe Gigi-t është në krizë. Pas një debati me vjehrrën, nënën e Gigi-t, Yolanda-n, Zayn është larguar nga shtëpia ku jetonte me Gigi-n dhe vajzën. Ky rrëfim do ta bëjë edhe më keq situatën mes tyre.

Ndërkohë, Zayn Malik është regjistruar në aplikacionin e njohjeve WooPlus, një aplikacion i cili mundëson njohjen me gra më të kolme, tre muaj pasi u nda nga Gigi Hadid pas një grindjeje publike me nënën e modeles, Yolanda Hadid. Ish-ylli i “One Direction”, 28 vjeç, iu bashkua faqes, e cila e përshkruan veten si një platformë përfshirëse për njerëzit e lakuar për të gjetur dhe shijuar dashurinë.

Këngëtari duket se ka bërë një transformim rrënjësor pas ndarjes së tij nga Gigi Hadid, teksa ai tregoi flokët e tij më të gjatë dhe mjekrën në foto. Ai kishte veshur një xhaketë lëkure, e cila e shfaqi plotësisht qafën e tij me tatuazhe.