Bota

Del nga pista avioni me 284 pasagjerë në bord!

Një avion pasagjerësh Boeing 767 doli nga shinat në Aeroportin Simferopol në Krime duke bërë që pista e aeroportit për disa orë të qëndrojë e mbyllur.

Ndërsa po ulej avioni rrëshqiti, duke lënë pistën, e si pasojë doli jashtë saj. Sipas zyrës së shtypit të aeroportit, incidenti nuk lidhet me shirat e dendur që ranë në Krime gjatë natës.

Fluturimet drejt aeroportit dhe destinacioneve të tjera u anuluan përkohësisht, duke theksuar se nuk kishte të lënduar.

Aeroplani, me 284 pasagjerë në bord, i përkiste Icarus Airlines dhe ishte nisur nga Moska për në Krime.