Bota

Delta po bën “kërdinë’, por në Afrikë shfaqet varianti i ri C.1.2!

Një variant i ri i COVID-19 ka nisur të qarkullojë në Afrikën e Jugut duke bërë që studiuesit të shqetësohen mbi rrezikshmërinë që ai paraqet. Ky variant është identifikuar me C.1.2 dhe është përhapur me shpejtësi edhe në Azi. Ai u zbulua gjatë valës së tretë të infeksioneve në Afrikën e Jugut gjatë muajit maj, por tani më shtrirja e tij në hartën e botës është më e gjerë duke ngritur alarmin pasi ekziston mundësia që të ketë fuqinë e “Delta-s”.

Disa variante, si Alpha dhe Delta, janë përhapur shpejt për t’u bërë variantet mbizotëruese në pjesën më të madhe të botës që kanë çuar shumë shtete që të marrin masa shtrënguese për të parandaluar skenarë që u panë në fillim të vitin, atëherë kur COVID u shpall pandemi. Të tjerët janë përhapur më shumë në rajon, përfshirë Beta dhe Gama. Ka pasur të tjera që janë dukur shqetësuese, por më pas kanë shkaktuar vetëm shpërthime sporadike.

Nga ana tjetër, nisur nga qarkullimi i shumtë i varianteve të reja, Organizata Botërore e Shëndetit ka rekomanduar edhe marrjen e një doze të tretë vaksine për njerëzit më të rrezikuar.