Aktualitet

“Delta” rrit ndjeshëm infektimet e reja në Shqipëri/ MSH: 99 raste të reja me koronavirus në 24 orë e fundit, asnjë viktimë!

Vijon të rritet numri i infektimeve nga koronavirusi në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 99 qytetarë, nga 65 raste të reja që ishin një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Lajm i mirë është se edhe në këto 24 orë nuk ka humbur betejën me Covid-19 asnjë i infektuar, ndërsa janë shëruar edhe 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,599 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Gusht 2021)

Raste të reja ditore             99

Të shëruar në 24 orë           23

Të shtruar në spitale           23

Humbje jete në 24 orë          0

Testime ditore                3,599

Testime totale             914,746

Raste pozitive             133,310

Raste të shëruara        130,314

Raste Aktive                      539

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             200

Elbasan           75

Shkodër          57

Vlorë               50

Berat               35

Lezhë              34

Fier                  29

Kukës              24

Durrës             17

Korçë               11

Gjirokastër        7