Celebrities Gossip Music Showbiz

Demi Lovato është tërësisht ‘pa filtra’! Ja çfarë ka bërë këtë herë këngëtarja!

Këngëtarja e “Cool for Summer”gjithmonë është treguar shumë e sinqertë me fansat e saj. Nuk është hera e parë që këngëtarja nëpërmjet postimeve arrin t’ju tregojë fansave çdo gjë për jetën dhe për problemet e saj. Më parë Demi Lovato ka folur edhe për problemet e saj dhe për ndarjen nga i dashuri i saj. Ylli ka qenë gjithmonë në qendër të vemendjes edhe pasi e shpalli veten e saj si jo binare.  

Këtë herë 29-vjeçarja nëpërmjet një InstaStory është shfaqur teksa po tymonte një cigare marijuane ndërsa ndodhej në makinë. Përpos të gjitha problemve që vetë këngëtarja ka pasur me drogën dhe alkoolin, ajo përsëri shfaqet duke i konsumuar ato. Demi ka zbuluar për kopertinën e “Glamour” në muajin mars të këtij viti se nuk e kufizon veten nga marijuana ose alkooli edhe pas mbidozës që thuajse rezultoi fatale në korrik 2018.

Demi Lovato smoking weed

Këngëtarja e hitit “Heart Attack”, e cila u deklarua si jo binare në muajin maj, shtjelloi vendimin për të qenë “California Sober” gjatë një interviste me “CBS Sunday Morning” dhe sqaroi edhe qëndrimin e saj në lidhje me përdorimin e drogës dhe alkoolit. Që pas situatës në lidhje me mbidozën e saj, Lovato zbuloi në dokumentarin “Dancing With the Devil”, se ajo dhe sidomos ekipi i saj qëndrojnë gjithmonë koshientë dhe të kujdesshëm në lidhje me gjithçka por sidomos pas betejës që ajo pati kundër varësisë dhe që tani është duke marrë doza të Vivitrol, një ilaçi i përdorur si pjesë e një programi trajtimi për varësinë ndaj drogës ose alkoolit.

Rikujtojmë se këngëtarja pak ditë më parë ka lançuar edhe këngën e saj më të re me titull “Melon Cake” dhe ka treguar se çfarë mesazhi fshihet pas saj.