Celebrities Showbiz

Demi Lovato ndan përvojat e saj pasi identifikoi veten si jo binare!

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Demi Lovato ka trazuar rrjetin me disa histori të ndryshme nga jeta e saj. Kohët e fundit ajo ka treguar se në fillim të izolomit gobal, nisi të identifikohej si jo binare dhe në një paraqitje të fundit në “TODAY”, Lovato foli për mënyrën se si identifikohet ajo dhe përvojat e saj që kur rrëfeu për këtë gjë. Ajo tha se:

Unë nuk identifikohem si një grua apo një burrë, por identifikohem si të dyja bashkë. Mënyra se si unë e shpjegoj të qenurit jo binare për njerëzit, ose pa gjini, për mua  personalisht do të thotë se ndihem po aq mashkull sa edhe femër. Energjia ime mashkullore dhe femërore janë të barabarta.

Lovato do t’i përdorë përemrat ‘ai’ dhe ‘ajo’ për veten e saj. Ajo shprehet se:

Njerëzit akoma ngatërrohen ndonjëherë, nuk janë mësuar me faktin që mund t’i përdorin të dyja përemrat.

Demi gjithashtu foli për identifikimin e saj si panseksuale. Panseksualiteti është tërheqja emocionale, seksuale ndaj personave pavarësisht seksit apo gjinisë së tyre. Gjinia nuk është faktor përcaktues në tërheqjen seksuale ndaj të tjerëve. Termi panseksual është më gjithëpërfshirës krahasuar me termin biseksual. Këngëtarja vijoi:

 Unë jam tërhequr nga qeniet njerëzore dhe nuk ka rëndësi se si identifikohen. Unë nuk e mbaj veten nga ndarja e dashurisë sime me askënd.

Rikujtojmë se, Demi Lovato ka pohuar se dikur ka pasur një takim me një qenie jashtëtokësore në Joshua Tree, në Calif dhe se përvoja jashtë kësaj bote është shumë tronditëse. Në lidhje me këtë përvojë ajo ka thënë se ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme. Kjo gjë erdhi pas promovimit të “Unidentified With Demi Lovato” në Disney Channel. Sipas këngëtares, ata po përpiqen të zbulojnë të vërtetën në lidhje me fenomenet e UFO-ve së bashku me motrën Dallas Lovato dhe mikun e saj më të mirë Matthew Scott Montgomery.