Celebrities Showbiz

Demi Moore nuk njeh moshë me xhaketë dhe dekolte ulërimë!

Elegante, e rafinuar e jashtëzakonisht seksi. Demi Moore i la të gjithë “gojëhapur” në tapetin e kuq të Wall Street Journal Magazine Innovator Awards 2021. Aktorja e njohur amerikane e cila edhe 9 ditë mbush 59-vjeç goditi në shenjë me veshjen e radhës, xhaketë, pantallona e dekoltenë mëse “bujare” që nuk i linte vend imagjinatës.

Ylli hollivudian, nënë e tre vajzave të rritura, nuk njeh moshë e vazhdon të jetë në formë perfekte, pikërisht për të treguar se për disa, koha ka vendosur të ndalet.
Ndër më mondanët e Mollës së Madhe, WSJ Magazine Innovator Awards, mbahet çdo vit në Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut. Eventi vlerëson personazhet më inovativë në Amerikë, të botës së spektaklit, artit, sportit e muzikës.

Mes fituesve të këtij edicioni post-COVID, Kim Kardashian, reperi Lil Nas X, aktori Ryan Reynolds, stilisti Kim Jones, stilistja dhe skulptorja Maya Lin, piloti britanik Lewis Hamilton, novelisti Colson Whitehead dhe programi për fëmijë Sesame Street.