Një çift francez u detyrua së fundmi të paguante 5000 euro për “dëmtimin” e një makine me qira në Santorini. Turistët ankohen se janë kërcënuar nëse nuk do të paguanin. Në padi, turistët ankohen për mbifaturimin që pronari u kishte bërë për makinën me qira. Problemi mësohet se ka ndodhur papritur, pa qenë përgjegjës turistët francezë dhe pa mundur të kuptojnë se si makina që merrnin me qira për të lëvizur ndaloi në vend dhe nuk u ndez më.
Ata janë habitur nga zyrtarët në port me sjelljen e tyre dhe janë detyruar pas kërcënimeve të japin 5 mijë euro për një “dëmtim” të një Nissan Micra të përdorur. Turisti francez tha se:
Ata erdhën në vendin ku ishim pesë veta (së bashku me shefin), ku na detyruan t’i ndiqnim deri në port dhe në dyqan nga e morëm makinën, duke na thënë se duhet të paguajmë shumën prej 5000 euro për dëmin! Ne ishim të hutuar atëherë dhe shefi na kërcënoi se nëse nuk paguanim, nuk do të largoheshim nga ishulli, se ata e dinin hotelin ku po qëndronim dhe se nëse nuk do t’u paguanim paratë, do të lëndoheshim.
Duke përshkruar ndjenjat që mbizotëruan gjatë bisedës me pronarin e kompanisë ata thanë se u detyruan që të japin dy kartat e kreditit për të larë dëmin.
Nuk kishim zgjidhje tjetër! Më pas na e ndërruan makinën me një tjetër markë KIA, ngjyrë të bardhë, data e kthimit të së cilës ishte 16/6/2022.