Aktualitet

Dënohet me 3.4 vite burg ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, prangoset në sallën e gjyqit!

Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshim, moszbatimi e shërbimit të provës.

Saimir Tahiri e ka pritur qetësisht vendimin. Ndonëse ka bërë disa lëvizje që tregonin nervozitet, Tahiri shpesh herë prekte syzet dhe buzëqeshte me ironi. Ai ka refuzuar që të fliste për mediat nga salla e gjyqit.

Gjykata mban në vëmendje shkallën e lartë të trafikut të narkotikëve, duke thënë se provohet tej çdo dyshimi se Tahiri ka përfituar nga Habilajt. Për Jaeld Çelen, në rastin e peshkarexhës “Fatima”, është vërejtur përfshirje e punonjësve të policisë.

Në seancën e së hënës së kaluar, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Tahirit për akuzat që e lidhin atë me trafikun e drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burg. Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.

Sipas prokurorisë, Tahiri dhe i bashkëpandehuri i tij, Jaeld Çela, kanë garantuar grupin e “Habilajve” në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali. Por Tahiri pretendonte se nuk qëndron asnjë prej akuzave të ngritura kundër tij, duke thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me anëtarët e grupit të Habilajve.