Bota

Dënohet me 3 vite e 5 muaj burg lideri opozitar rus Alexei Navalny!

Rreth 1 mijë e 400 persona u arrestuan në protestat e djeshme në Rusi për dënimin me tre vjet e gjysmë burg të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Në Moskë, qarkullojnë pamje që tregojnë dhunë policore ndaj manifestuesve. Navalny u shpreh se çështja është e motivuar politikisht.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara e Mbretëria e Bashkuar e dënuan vendimin e gjykatës, duke kërkuar që lideri i opozitës ruse të lirohet menjëherë.

Pasi u dha vendimi Navalny i kërkoi gruas së tij që të mos u mërziste pasi çdo gjë do të bëhej mirë.

Mos u mërzit çdo gjë do të bëhet mirë.