Bota Gossip Sociale

Deputeti harron hapur kamerën, del nudo gjatë takimit në Zoom…

Një incident ka ndodhur gjatë një takimi të komisionit parlamentar në platformën ‘Zoom’ ku një deputet kanadez u shfaq i zhveshur në kamera.

46-vjeçari, William Amos kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.

Deputeti kërkoi menjëherë falje për incidentin përmes një postimi në Twitter, pasi pamjet e tij u përhapën në rrjetet sociale.

Kam bërë një gabim vërtet fatkeq sot dhe padyshim që jam i zënë ngushtë. Kamera ime ishte lënë aksidentalisht ndezur, kur unë po vishja rrobat e punës, pasi kisha dalë për vrap. Sinqerisht i kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi. Ishte një gabim dhe nuk do ndodhë më… është shprehur William Amos.

Shumë njerëz e kanë mbrojtur Amos, duke thënë se përhapja e fotos së tij ishte një shkelje serioze e privatësisë dhe duhet të hetohet. Ai gjithashtu mori një numër të konsiderueshëm të komplimenteve për trupin e tij si nga meshkujt ashtu dhe nga femrat.