Aktualitet Rajoni

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb letër Escobar: Lugina e Preshevës në dialog; mundësia e fundit për zgjidhjen e çështjes shqiptare

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar një letër të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmes kësaj letre, Kamberi i ka kërkuar Escobarit që Lugina e Preshevës të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosoës dhe Serbisë.

Deputeti shqiptar shkruan se kjo ishte mundësia e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e quan si mundësi e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriel Eskobar. Një letër me përmbajtje të njëjtë, do tia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”-shkruan ndër të tjera Kamberi.

Në mbyllje të shkrimit të tij, ai bën me dije se njëjta letër do t’i dërgohet edhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.